Erdogan s’do ta përkrahë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se delegacionet suedeze dhe finlandeze nuk duhet të shqetësohen të vijnë në Ankara, për ta bindur atë që të miratojë aplikimin e tyre në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se nuk do ta përkrahë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Një ditë pasi që Finlanda kishte konfirmuar zyrtarisht se do të aplikojë për anëtarësim në NATO, Suedia të hënën njoftoi se do të aplikojë për anëtarësim në këtë organizatë.

Po ashtu, është raportuar se Suedia e Finlanda planifikojnë të dërgojnë diplomatë në Turqi për të biseduar me presidentin Erdogan.

“Së pari, ne nuk do të përkrahim anëtarësimin në NATO të atyre shteteve i vendosin sanksione Turqisë. Turqia nuk mund të thotë ‘po’ për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, pa fyerje, por është e pamundur. Si mund t’u besojmë atyre? Suedia është shtëpi e organizatave terroriste”, është shprehur Erdogan, raporton agjencia e lajmeve “Anadolu”.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, ka potencuar se delegacionet suedeze dhe finlandeze nuk duhet të shqetësohen të shkojnë në Ankara, për ta bindur atë që të miratojë aplikimin e tyre në NATO.

“Ata do të vijnë në Turqi të hënën. A po vijnë të na bindin? Më falni, por ata nuk duhet të lodhen”, ka thënë Erdogan për vizitën e planifikuar.

Ai, në një konferencë shtypi të hënën, Erdogan përsëriti se Turqia nuk do të miratojë ofertat e tyre për t’u bashkuar me NATO-n, duke e quajtur Suedinë një “kapje” për organizatat terroriste dhe duke shtuar se kishte terroristë në parlamentin e saj.

Ndërsa, sipas rregullave të NATO-s, çdo vendim për zgjerim duhet të merret me marrëveshje unanime. Ky rregull i jep fuqinë Turqisë për të vënë veton ndaj çdo anëtari të ri.

Turqia kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika