Erdogan siguron mbështetjen e politikanit që doli i treti në zgjedhjet presidenciale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka siguruar mbështetjen e Sinan Ogan-it që doli i treti në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale turke

Sinan Ogan gjatë konferencës në Ankara ku njoftoi për mbështetjen e Erdoganit gjatë rundit të balotazhit. Foto: AFP

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka siguruar mbështetjen e Sinan Ogan-it që doli i treti në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale turke.

Sinan Ogan mori 5.2 për qind të votave në rundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 maj dhe pamundësoi që Erdogan të shënonte fitore që në rundin e parë.

Kjo ishte hera e parë në 20 vjet sa është në pushtet që Erdogan nuk fitoi zgjedhjet në rundin e parë dhe ai do të përballet në balotazh me Kemal Kilicdaroglun, kandidatin presidencial të gjashtë partive opozitare.

Ogan u takua me liderin turk të premten dhe mbajti negociata të ndara me aleatët e liderit opozitar, Kemal Kilicdaroglu.

“Ne do të mbështesim kandidatin e Aleancës së Popullit, Recep Tayyip Erdogan, gjatë rundit të dytë të zgjedhjeve që mbahet më 28 maj”, tha ai gjatë një fjalimi televiziv.

Ogan e ka portretizuar veten si mbështetës të nacionalizimit turk të përkrahur nga themeluesi i Turqisë moderne, Kemal Ataturk.

Ai ka kërkuar dëbimin e menjëhershëm të miliona migrantëve dhe ka kërkuar që shteti të ketë një qëndrim më të ashpër ndaj “terroristëve” – referencë për grupet kurde që luftojnë për autonomi në juglindje të Turqisë.

Pavarësisht mbështetjes së ofruar për Erdoganin, analistët kanë ngritur pikëpyetje nëse votuesit e tij do të votojnë për Erdoganin.

Megjithatë, mbështetja e Oganit për Erdoganin minon përpjekjet e Kilicdaroglut për të marrë sa më shumë vota në mesin e nacionalistëve për rundin e dytë të zgjedhjeve. / REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika