Erdogan thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë sot se më shumë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez Hamas po trajtohen në spitalet e Turqisë.

Erdogan ripërsëriti qëndrimin e tij se Hamasi është një “lëvizje rezistence”.

Një zyrtar turk tha se Erdogan kishte “gabuar”, duke dashur të thoshte se banorët e Gazës në përgjithësi po trajtohen në Turqi.

“Nëse e quani Hamasin një organizatë terroriste, kjo do të na trishtonte”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në Ankara.

“Ne nuk e konsiderojmë Hamasin një organizatë terroriste… Më shumë se 1 mijë anëtarë të Hamasit janë në trajtim në spitalet në të gjithë vendin tonë”, tha Erdogan, raporton Reuters.

Një zyrtar turk, i cili foli në kushte anonimiteti, tha më vonë se Erdogan kishte për qëllim t’u referohej palestinezëve nga Gaza e drejtuar nga Hamasi në përgjithësi, në vend të anëtarëve të Hamasit.

“Presidenti Erdogan e tha gabim, ai do të thoshte se 1 mijë banorë të Gazës janë në trajtim, jo anëtarë të Hamasit”, u shpreh një zyrtar turk.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika