Erdogan: Turqia mund ta bllokojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia mund ta ngrijë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, nëse dy vendet nuk ndërmarrin hapa që të përmbushin kërkesat e sigurisë së Ankarasë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia mund ta bllokojë ende anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, në qoftë se të dy vendet nuk ndërmarrin hapa që i përmbushin kërkesat e sigurisë së Ankarasë.

Turqia gjatë muajit të kaluar hoqi kundërshtimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO por, kishte paralajmëruar se nëse këto dy vende nuk arrijnë që të ekstradojnë të dyshuarit që kanë lidhje me grupet e jashtëligjshme kurde ose, rrjetin e një klëriku të mërguar që akuzohet për okrestrimin e një grushti të dështuar në vitin 2016-të, do ta bllokonte këtë proces.

Pranimi i vendeve nordike duhet të miratohet nga parlamentet e 30 anëtarëve të NATO-s, dhe Turqia mund ta refuzojë këtë marrëveshje.

“Dëshiroj të kujtoj edhe një herë se nëse këto vende nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm për të përmbushur kushtet tona, ne do të ngrijmë procesin,”ka thënë Erdogan në një fjalim televiziv pas një takimi të kabinetit. “Qëndrimi ynë për këtë çështje është shumë i qartë. Pjesa tjetër u takon atyre,” ka shtuar i pari i Turqisë.

Sipas Erdogan, Suedia nuk po “projektonte një imazh të mirë.” Reagime nga Finlanda dhe Suedia nuk ka pasur por, shteti turk po akuzon të dyja vendet duke i cilësuar si të butë ndaj grupeve që konsiderohen si kërcënime të sigurisë kombëtare.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika