Erdogan: Vazhdojmë të mbrojmë vullnetin e kombit tonë derisa rezultatet të jenë përfundimtare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka thënë se qeveria e tij do të “vazhdojë të mbrojë vullnetin” e Turqisë derisa të numërohen të gjitha votat

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, ka shprehur mirënjohjen për procesin e votimit demokratik të dielën e 144 majit.

Ai ka shtuar se qeveria e tij do të “vazhdojë të mbrojë vullnetin” e Turqisë derisa të numërohen të gjitha votat.

Gjithsej janë 191 mijë e 884 kuti votimi në 1 mijë e 94 komitete zgjedhore në të gjithë Turqinë.

“Procesi i votimit përfundoi në një mënyrë që i ka hije demokracisë sonë, falë Zotit. Tani, si gjithmonë, është koha për t’u mbajtur fort pas kutive të votimit. Derisa rezultatet të jenë përfundimtare, ne vazhdojmë të mbrojmë vullnetin e kombit tonë!” ka shkruar ai në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Sipas shifrave zyrtare, në zgjedhjet e 14 majit kanë të drejtë të votojnë më shumë se 64.1 milionë njerëz, shkruan .

Midis tyre, më shumë se 3.4 milionë jetojnë jashtë vendit. Për sa i përket peshës, votat e nga jashtë vendit vijnë kështu në vendin e katërt pas metropoleve më të mëdha turke Stamboll, Ankara dhe Izmir. Votimi jashtë vendit filloi më 27 prill.

Në zgjedhjet e vitit 2018, pjesëmarrja në Turqi ishte mbi 86%, ndërsa jashtë saj ishte rreth 50%.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika