Erdogan: Zgjedhjet do të mbahen në maj, pavarësisht tërmetit

Presidenti turk Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka hedhur poshtë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, pas tërmeteve shkatërruese të muajit shkurt.

Sipas presidentit turk, zgjedhjet do të mbahen më 14 maj.

“Populli turk do ta bëjë atë që duhet, më 14 maj”, u ka thënë ai ligjvënësve në Parlamentin e Ankarasë, shkruan REL.

Lideri turk e ka propozuar më parë datën 14 maj për zgjedhje, dhe shpreson që Qeveria e tij do të mbesë në pushtet deri më 2028.

Por, pas tërmeteve masive që kanë lënë të vdekur më shumë se 45.000 njerëz në Turqi, ka pasur dilema nëse votimet do të mbahen siç është planifikuar.

Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 11 provincat e goditura nga tërmetet.

Ky rajon është duke u përballur me pasgoditje të fuqishme, duke e bërë pothuajse të pamundshme fushatën në atë zonë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika