Erdogani dërgon në Kuvend protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të hënën ka dorëzuar në Kuvend për ratifikim protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shfaqur optimizëm për rifillimin e bisedimeve për pranim pas hapjes së rrugës për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të hënën ka dorëzuar në Kuvend për ratifikim protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Presidenca e Turqisë ka njoftuar për hapin, ndërsa nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme.

Erdogani kishte vonuar ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, duke e akuzuar shtetin skandinav se ka qasje tepër të butë ndaj militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që Turqia i konsideron si rrezik të sigurisë. Turqia, po ashtu, ishte zemëruar me rastet e djegies së Kuranit në Suedi.

Të gjitha 31 shtetet kandidate të NATO-s duhet ta aprovojnë anëtarësimin e Suedisë në aleancë. Turqia dhe Hungaria aktualisht janë aleatët e vetëm që ende nuk e kanë ratifikuar në Kuvend anëtarësimin e Suedisë.

Në një deklaratë të shkurtër të Presidencës së Turqisë, është thënë se Erdogani e ka nënshkruar protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO, i cili i është dorëzuar tashmë Kuvendit të Turqisë.

Nuk është bërë ende e qartë se kur do të ratifikohet në Kuvend. Por, Suedia e ka mirëpritur vendimin.

Suedia dhe fqinji i saj Finlanda braktisën dekada të mosangazhimit ushtarak, pasi presidenti Vladimir Putin urdhëroi trupat ruse të pushtonin Ukrainën në shkurt 2022, duke kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë së NATO-s. Finlanda iu bashkua aleancës ushtarake në prill.

Në fillim të këtij muaji, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i kërkoi Turqisë të ratifikojë shpejt anëtarësimin e Suedisë në organizatën ushtarake.

“Shumë aleatë do të donin të shihnin përparim të shpejtë në këtë ratifikimi”, tha Stoltenberg për Associated Press, pas kryesimit të një takimi të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. “Suedia e ka përmbushur atë që premtoi dhe tani na duhet ratifikimi i anëtarësimit suedez”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika