Erëra të forta me reshje shiu në disa qytete të Kosovës

Erërat e forta dhe reshjet e shiut kanë përfshirë disa qytete të Kosovës, ky mot i lig vjen pas disa javësh ku vendi u përfshi nga temperaturat e larta

Një stuhi me reshje shiu ka përfshirë disa qytete të Kosovës pasditen e kësaj të marte.

“Meteo Ballkan” ka publikuar pamje nga reshjet e shiut nga disa qytete dhe fshatra të ndryshme.

Aktualisht erëra të forta ka edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Dëme materiale në lagjen “Pejton” janë shkaktuar si pasojë e stuhisë.

Në parkingun e njërit nga komplekset banesore, janë dëmtuar tri vetura si pasojë e rënies së çatisë.

Të lënduar nuk ka ndërsa pjesët e çatisë janë larguar.

Pamje nga njëra prej veturave të dëmtuara pas stuhisë, 2 korrik 2024.

Ndërsa, në Skenderaj, gjatë kësaj dite, pas reshjeve të mëdha të shiut ka rënë fasada e një ndërtese.

Bie fasada e një ndërtese në Skenderaj si pasojë e motit të keq

Sokol Hoxha, shef i Sektorit për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Skenderajit, ka deklaruar se ka dëme minimale materiale.

Po ashtu, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë thirrje të shmangen shëtitjet ose punët në natyrë dhe kaosi në komunikacion, pasi gjatë së martës pritet të ketë stuhi dhe rrufe.

“Të nderuar, situata e përgjithshme Hidrometeorologjike ditëve të fundit është jo stabile, si pasojë e reshjeve të shiut të përcjella me stuhi lokale me breshër dhe erëra të forta, duke shkaktuar edhe vërshime të shpejta sidomos të disa rrjedhave ujore me karakter malorë (rrëke, përrocka etj)”, ka njoftuar IHMK-ja.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika