Erërat e forta dëmtojnë disa shtylla e përçues elektrikë, disa konsumatorë mbesin pa rrymë

Në disa pjesë të Kosovës janë paraqitur erëra të forta, të cilat kanë shkaktuar dëme në përçuesit elektrikë dhe shtyllat elektrike, duke lënë disa shtëpi pa energji elektrike

Pamje të publikuara nga KEDS

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta, në disa rajone të Kosovës janë dëmtuar përçues elektrikë dhe shtylla elektrike.

Si pasojë e dëmtimit të përçuesve elektrikë dhe shtyllave elektirike, kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike një numër i caktuar i shtëpive në disa rajone.

“Erërat e forta që filluan dje në disa rajone të Kosovës, kanë vazhduar edhe sot thuaja në tërë territorin e Kosovës. Si rezultat janë dëmtuar përçues elektrikë dhe shtylla elektrike në disa vende, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve tanë”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Po ashtu, KEDS-i ka shtuar ekipet në terren, në mënyrë që t’i sanojnë dëmet e shkaktuara.

Ndërkaq, ata kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve në zonat e afektuar nga erërat, pasi, sipas tyre, në një afat sa më optimal gjendja me furnizim me energji elektrike do të kthehet në normalitet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika