Me këto kabllo po mbahet qatija e një ndërtesë në Pejë, për të mos rënë në tokë.
Krejt kjo situatë është krijuar pas erërave të forta që një antë më parë, goditen rajonin e Dukagjinit.
Madje banorët e kësaj ndërtesë afër fakultetit të biznesit në Pejë, natën e kaluan në ankth.
Droja që kjo pjesë e pullazit të bije në tokë, ka bërë që të njëjtit edhe gjatë ditës së sotme të dalin nga banesat e tyre më një frik të madhe, ndonëse në mëngjes në këtë vend ishin edhe zjarrëfikësit.
Xhemajlie Imeri ka thënë se “Gjithka është e rrezikume kanë qit tulla për më mbajt llastren. Mos me dal mu rujt se është shumë keq naltë”.
Muharrem Sahara ka thënë se “Nuk kemi mujt më fjet, tërë natën s’kemi fjet, me ba mu hek krejt kjo mundet mi ra në kry dikujt. Veq prej erës pram s’kemi mujt më fjet”.
Dëme nga erërat e forta u shkaktuan edhe në pjesë të tjera të kësaj komune.
Gjendja aktuale është e qetë, derisa Komuna po intervenon në ato raste ku janë raportuar, thotë Faik Zekaj, zëdhenës I Komunës së Pejës.
Faik Zekaj, zëdhenës i Komunës së Pejës ka thënë se “Na e kemi kulmin e një ndërtese që e kemi të lajmruar se është hekur nga një ndërtes, një lisë në qendër të qytetit dhe disa tjera pak më të vogla janë ato që I kemi të raportuar. Nuk e kemi informat zyrtare nga KEDS-I, vetëm se kemi parë qytetarët që kanë njoftu se s’kanë pas tash e disa orë rrymë, si pasoj e erës”.
Erërat e forta që përfshinë tërë territorin e Kosovës nga mbrëmë e që po vazhdojnë edhe sot, kanë bërë që disa largpërçues të jenë jashtë funksionit.
Përmes një njoftimi, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, ka bërë të ditur se dëmet nga erërat janë shkaktuar kryesisht në përçues elektrikë dhe në shtylla elektrike, derisa rajoni më I prekur sipas njoftimit të tyre është Peja.