Ericsson pritet të mbyllë aktivitetet e biznesit në Rusi gjatë muajve të ardhshëm

Javën që lamë pas prodhuesi i teknologjisë DELL, mbylli përfundimisht zyret e tij në territorin e Rusisë. Të njejtin hap pritet ta bëjë edhe prodhuesi suedez i pajisjeve të teknologjise Ericsson

Ericsson pezullon biznesin në Rusi për një kohë të pacaktuar

Për shkak të operacioneve të ndodhura në Moskë javët e fundit, shumë prej kompanive po shesin bizneset e tyre.

Prodhuesi suedez i pajisjeve të telekomit “Ericsson”, të hënën e 29 gushtit ka thënë se do të mbyllë gradualisht aktivitetet e biznesit në Rusi gjatë muajve të ardhshëm pasi prodhuesi suedez i pajisjeve të telekomunikacionit përfundon detyrimet e tij ndaj klientëve.

Kompania e cila ka pezulluar biznesin e saj në Rusi, për një kohë të pacaktuar, kishte rreth 400 punonjës, mirëpo për ta do të sigurojë mbështetje financiare, në mënyrë që të mos dëmtohen, shkruan REUTERS.

Gjithashtu Ericsson, ka regjistruar një provizion prej 900 milionë dollarë në tre mujorin e parë për zhvlerësimin e aseteve dhe kosto të tjera të jashtëzakonshme që lidhen me lëvizjen.

Dell Technologies Inc, të shtunën e 27 gushtit, kanë mbyllur të gjitha zyret  e tyre në Rusi, kështu duke ndërprerë furnizimin në Rusi.

Dell mbyll të gjitha zyret në Rusi

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika