Eriksen në Man Utd, apo në Brentford?

Christian Eriksen pritet të vendosë, nëse do t'i bashkohet Manchester Unitedit apo do të qëndrojë në Brentford

Christian Eriksen

Meshfushori danez Christian Eriksen, do të bëjë një zgjedhje, mes gjigandit Man Utd, dhe ekipit në të cilin po qëndron Brentford.

Të dy klubet i kanë bërë oferta shumë të mira, por United mendohet të jetë më fitimprurës financiarisht, njofton SkySports.

Eriksen gjithashtu dëshiron të fillojë çdo lojë për të siguruar një vend në ekipin e Kupës së Botës të Danimarkës më vonë këtë vit, që është prioriteti i tij, pasi u largua nga Euro 2020 për shkak të arrestit kardiak në ndeshjen e parë.

Momenti në Euro 2020, kur Christian Eriksen, pati arrestin kardiak gjatë lojës.

Ndërsa paratë nuk janë prioriteti i tij, por komoditeti i tij në Londër dhe forca e marrëdhënieve të tij me njerëzit në Brentford, të cilët përfshijnë një numër të bashkëlojtarëve të tij në Danimarkë dhe kryetrajnerin danez Thomas Frank, e vendos klubin në një pozitë të fortë.

Brentford duhet që të jenë të parët që do ta dinë vendimin e tij, duke pasur parasysh ato marrëdhënie dhe platformën që i kanë dhënë atij për t’u kthyer në lojë, pas ngjarjes që i ndodhi në Euro 2020.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika