Ermal Panduri në pjesën e parë tek “Debat analizë” ka shpalosur detaje dhe statistika nga Agjensia e Statistikave të Kosovës për rritjen e çmimeve bazë të produkteve esenciale në vend.
Në këtë episod të veçantë të “Debat Analizë” do të analizohet një pasqyrë të ndryshimeve vjetore të çmimeve në Kosovë gjatë periudhës 2016-2024, bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Në këtë diskutim, Panduri u shpreh se do të shpalosen trendet kryesore, ndikimet ekonomike dhe faktorët që kanë ndikuar në këto ndryshime, për të kuptuar më mirë sesi kanë evoluar çmimet dhe si kanë prekur ekonomitë familjare dhe sektorët e ndryshëm të tregut.
Duke u bazuar në statistika të ASK-së, këto janë statistikat:
1,3% ngritje e çmimeve/ 2016
0,5% në 2017
2,9% të ngritjeve të çmimeve/2018
1,2% ngritje të çmimeve/2019
0.1% ngritja e çmimeve/2020
6,7% ka qenë inflacioni/2021
12,1% ngritje e çmimeve/2022
2.3% inflacion/2023
0,4% inflacioni/2024