Ermal Panduri tregon se si filloi emisioni “Debat Plus”

Moderatori i emisionit më të shikuar në vend "Debat Plus", Ermal Panduri ka treguar në detaje fillimet e këtij emisioni

Moderatori i emisionit më të shikuar në vend “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka treguar se ky është emisioni më i shtrenjtë në Kosovë.

“Është shumë i shtrenjtë për t’u bërë si emision për shkak të kualitetit të njerëzve që i ka. Por unë jam shumë i lumtur që punoj me njerëz të tillë. Është shumë e vështirë sepse secili prej tyre kanë ego të madhe. Nuk është e vështirë t’i menaxhosh bindjet e tyre sa është e vështirë t’i menaxhosh egot sepse janë njerëz me kredibilitet të jashtëzakonshëm, njerëz me backround-e të jashtëzakonshme, e normalisht nuk është e lehtë t’i menaxhosh njerëzit që kanë ego kaq të madhe”, ka thënë Panduri në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.

Para se të fillonte ky emision, Panduri tha se kishin filluar komunikimin me disa gazetarë që do ta realizonin “Debat Plus”-in, por të njëjtit nuk kishin ardhur dhe se duhej që vetë ai të merrte rolin e moderatorit.

Ai bëri të ditur se kishin një skenë të mrekullueshme, por kushtet që zhvillohej televizoni asokohe nuk ishin kushte as më të përafërta me televizionin më të vogël sot.

“Grimin e kryenim vet, emisioni ishte shtatë herë në javë, u bë rutinë pjesa e grimit në shtëpi sepse banesa ishte shumë afër me studiot e vjetra”, ka thënë mes të tjerash Ermal Panduri.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika