Escobar: Asociacioni është obligim, diskutimet për të duhet të nisin menjëherë

Në një bashkëbisedim virtual me gazetarë, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia do ta zbatojnë marrëveshjen, për të cilën, kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt, të hënën, në Bruksel

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është obligim që duhet të zbatohet, dhe si rrjedhojë, janë diskutimet për Asociacionin, ato që duhet të nisin menjëherë.

“Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, ka thënë Escobar, në një bashkëbisedim virtual me gazetarë më 28 shkurt, transmeton REL.

I pyetur nëse Kosova ka afate për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se pyetja është se sa shpejt do të formohet.

“Besoj që me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë [Asociacionin]. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”.

Ndonëse marrëveshjet për Asocacionin u arritën në vitet 2013 dhe 2015, ishte Gjykata Kushtetuese, ajo e cila tha se marrëveshja e fundit nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia vazhdon të insistojë në themelimin e Asociacionit, por Qeveria e Kosovës e kundërshton një Asociacionin njëetnik, i cili, sipas saj, do të mund të krijonte një nivel të ri të pushtetit.

Ndërkaq, Escobar ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia do ta zbatojnë marrëveshjen, për të cilën, kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel.

“Shpresojmë të mos përdorim shkopinj, por karota. Dhe ato janë të qarta. Jo vetëm që ato i afrohen marrëdhënies paqësore, por edhe u hapet rruga drejt integrimeve evropiane. Shpresojmë që të dyja palët do të zbatojnë obligimet”, ka thënë Escobar.

Në mes të tjerash, Escobar ka thënë se bëhet fjalë për një normalizim të plotë të mardhënieve në mes dy vende.

“Propozimi evropian nuk është për njohjen reciproke, por për normalizim. Pse ne e mbështesim këtë propozim tani, nuk nënkupton se ne nuk besojmë në idenë që për të qenë një rajon i shëndetshëm dhe që të lirohet nga incidentet e viteve ’90, ne besojmë që të gjitha shtetet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën për të pasur raporte të plota dhe pozitave”, ka thënë Escobar.

Ai ka thënë se SHBA-ja e mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, por nuk është pjesë e saj.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ç’rast, u pajtuan se nuk kanë më nevojë të diskutojnë për propozimin evropian për normalizimin e raporteve në mes dy vendeve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika