Escobar dhe Lajçak arrijnë në Qeveri për takimin me Kurtin

Këtë të martë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta presë në takim përsëri përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, edhe pse me të ishte takuar një ditë më parë. Bashkë me Escobar, në vizitë Kurtit i shkoi edhe përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

(Në të majtë)Përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak (në të djathtë)





Përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë, do ta presë në takim përsëri përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, edhe pse me të ishte takuar një ditë më parë. Bashkë me Escobar, në vizitë Kurtit i shkoi edhe përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim pritet të diskutohet për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave nga serbët e asaj ane.

Pas takimit me Kurtin, Escobar do të niset për në Beograd, ku pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Temat për të cilat do të diskutojë atje, sipas Danas, nuk do të ndryshojnë shumë nga agjenda e bisedimeve në Kosovë.

Escobar pritet që me zyrtarët e Serbisë, të diskutojë për situatën aktuale, heqjen e barrikadave në veri dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika