Escobar dhe Lajçak për vizitë në Kosovë

Të dy emisarët do të qëndrojnë në Kosovë sot, kurse nesër do t’i shkojnë në vizitë në Serbi, presidentit Aleksandër Vuçiq.

Emisari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së, Gabriel Escobar

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkan, Gabriel Escobar, do ta vizitojnë sot Kosovën.

Përpos që do të takohen me krerët e shtetit, ata pritet ta vizitojnë edhe veriun e vendit.

Vizita e tyre vjen pas tensioneve të krijuara në komunat veriore në përpjekje për ta shtensionuar situatën.

Takimi është konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës. Escobar dhe Lajçak, pritet të takohen me kryeministrin Albin Kurti rreth orës 20:00.

Të dy emisarët do të qëndrojnë në Kosovë sot, kurse nesër do t’i shkojnë në vizitë në Serbi, presidentit Aleksandër Vuçiq.

BE, në një deklaratë për media ditë më para, theksoi se qetësia duhet të rivendoset urgjentisht.

Kërkesa e ShBA-së dhe e BE-së është që zgjedhjet të shtyhen. Madje, Qeveria e Kosovës është kritikuar e akuzuar ashpër nga ta për shkak të vendimit që të asistohen me njësi speciale kryetarët e komunave të veriut, për të hyrë në zyrat komunale.

ShBA e ka anuluar pjesëmarrjen e FSK-së në Defender Europe 23 për këtë arsye. Ambasadori Jeff Hovenier ka qenë tejet i ashpër duke paralajmëruar se shteti i tij nuk do ta ndihmojë Kosovën për njohje të reja nëse nuk e tërheq njësinë speciale.

Nga tensionet në veri, janë lënduar rreth 30 ushtarë të KFOR-it nga grupet kriminale që kanë marrë pjesë në protestë.

Po ashtu, sulme ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës, gazetarëve dhe qytetarëve të asaj pjese.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika