Escobar dhe Lajçak pritet të vizitojnë Kosovën gjatë janarit

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini se pritet që Kosova të vizitohet nga emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë janarit, në shoqërinë e të dërguarve të BE-së

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet të vizitojnë Kosovën gjatë janarit të këtij viti, duke shënuar një takim drejt atij të radhës në Bruksel.

Lajmin për RTV Dukagjini e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka treguar se pjesë e takimit do të jenë edhe të dërguarit e BE-së, këshilltarët e emëruar nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune.

“Është e pritshme që gjatë janarit të vijnë në Prishtinë emisari evropian Lajcak, ai amerikan Escobar, francez Beaune dhe ai gjerman Plettner, drejt një takimi të radhës të nivelit të lartë në Bruksel, për dialog për marrëveshje atje që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”, ka deklaruar Kryeziu.

Kjo vizitë shënon vizitën e parë të tyre përgjatë vitit 2023.

Më 13 dhjetor të vitit 2022, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçák i shoqëruar nga ambasadori i BE-së Tomáš Szunyog, dhe zëvendësndihmëssekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe, njëherësh, të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i shoqëruar nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se përgjatë takimit u diskutua rreth procesit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapat e mëtejmë, si dhe zhvillimet e fundit në vend.

Krahas kësaj, në takim pati dakordim të përbashkët që duhet të hiqen barrikadat në veri të cilat pengojnë lirinë e lëvizjes.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika