Escobar drejt Beogradit – heqja e barrikadave në veri pjesë e agjendës

Të mërkurën e 14 dhjetorit, përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet ta vizitojë Beogradin

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar





Përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas vizitës së tij në Kosovë do të marrë rrugën drejt Beogradit.

Temat për të cilat do të diskutojë atje, sipas Danas, nuk do të ndryshojnë shumë nga agjenda e bisedimeve në Kosovë.

Të mërkurën, Escobar pritet që me zyrtarët e Serbisë, të diskutojë për situatën aktuale, heqjen e barrikadave në veri dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Pjesë e diskutimeve sipas këtij mediumi serb, pritet të jetë edhe energjia. Roli amerikan në depërshkallëzimin e situatës, pjesëmarrjen e KFOR-it dhe NATO-s.

Po ashtu, pritet të diskutohet edhe për propozimin franko-gjerman për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Escobar do të bisedojë me udhëheqësit e Serbisë edhe për sanksionet amerikane, të cilat tashmë janë vendosur ndaj Milan Radojçiq dhe Zhlejko Veselinoviq.

Escobar, të martën e 13 dhjetorit ishte në Kosovë, ku është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në takim është diskutuar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapat e mëtejmë, zhvillimet e fundit në vend dhe çështjet aktuale.

Gjithashtu, është theksuar se ka pasur dakordim se barrikadat në veri duhen hequr, pasi pengojnë lirinë e lëvizjes.

“Në takim kishte dakordim të përbashkët që duhet të hiqen barrikadat në veri, të cilat pengojnë lirinë e lëvizjes. Përmes gatishmërisë për takime dhe diskutim, Republika e Kosovës ka dëshmuar në vazhdimësi së është palë konstruktive që angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve të ndërsjella me Serbinë me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në komunikatë.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, të hënën është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë takimit të tij me presidenten Osmani, është theksuar nevoja për heqjen e barrikadave, që janë vënë nga strukturat ilegale e kriminale të dirigjuara nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon. Presidentja Osmani ka theksuar nevojën urgjente të heqjes së barrikadave në veri të vendit, të vendosura nga strukturat ilegale të organizuara në banda kriminale dhe të dirigjuara nga Vuçiqi”, thuhet në njoftim.

Në takim me emisarin Escobar, presidentja Osmani ka potencuar se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në procesin e dialogut, dhe se veprimet e Serbisë janë tentim për të minuar dialogun për njohje të ndërsjellë.

Qeveria pas takimit Kurti-Lajçak-Escobar: Kishte dakordim të përbashkët që duhet të hiqen barrikadat





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika