Escobar e Lajçak priten nga presidentja Osmani

Përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë arritur në presidencën e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë kanë arritur në presidencën e Kosovës, ku janë pritur nga presidentja Vjosa Osmani.

Ndonëse ka mbetur edhe një javë kohë deri më një shtator, kur Qeveria e Kosovës do të nisë zbatimin e vendimeve për riregjistrim të automjeteve me targa serbe në RKS dhe lëshimin e dokumenteve hyrëse-dalëse për shtetasit serbë, tashmë veçse kanë filluar vizitat ndërkombëtare në Kosovë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Qëllim i vizitës së dy emisarëve është që të bisedojnë me palët për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme, përpara një shtatorit.

Escobar dhe Lajçak, pas takimit me presidenten Osmani, në orën 15:00 do të takohen edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Dyshja do të takohet edhe me liderët e partive opozitare në orën 16:00.

Pas këtyre takimeve, të enjten dy emisarët pritet të vizitojnë edhe pjesën veriore të vendit.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika