Si mundësinë më të madhe për bashkëpunim Kosovë-SHBA, e ka konsideruar Marrëveshjen e Ohrit. Por toni në fundin e fjalisë së Gabriel Escobar, ka qenë i zymtë, tek sa ka përmendur se nga Qeveria e Kosovës, ende nuk e ka një zotim se do të përmbushë kërkesën për themelimin e Asociacionit, një prej pikave të Marrëveshjes.
Kjo ka qenë një çështjeve, që Esccobar, emisari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, e ka ngritur gjatë raportimit para anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
“Më duhet ta them që jemi të brengosur me mungesën e përafrimit, jo vetëm me SHBA-në por me gjithë komunitetin transatlantic. Prapë po kërkojmë mënyrën me të cilën mund ta bindim Qeverinë që t’i shohë Shtetet e Bashkuara si partner primar në rajon dhe përafrimi me Shtetet e Bashkuara i sjell dobi Kosovës e nuk e hedh jashtë nga aspiratat e veta”, ka deklaruar Escobar.
Escobar, tërthorazi ka kundërshtuar edhe synimet e qeverisë kosovare, për nxjerrjen e asaj që i referohen si plan sekuencimi, që sipas zyrtarit amerikan, nuk përfshihet në proces.
Sipas Belgzim Kamberit nga Instituti “Musine Kokalari” ky raportim tregoi edhe njëherë trysninë e SHBA-ve në drejtim të dy shteteve.
“Ka një lloj për të rritur presionin jo vetëm ndaj Kosovës por edhe ndaj Serbisë sepse aty u përmend që edhe Serbia mund të merr masa ndëshkuese nëse nuk marrin pjesë serbët e Kosovës në zgjedhje dhe aty nuk ndërhynë Beogradi pra në këtë drejtim kjo reflekton në një siklet të SHBA-ve me Qeverinë e Kosovës dhe të Serbisë të cilat realisht po tregojnë që nuk po kanë gatishmëri për të zbatuar marrëveshjen e Ohrit”, ka deklaruar Kamberi.
Zhvillimet e fundit, sipas profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorajet Imeri, po hyjnë në një nivel të ri, me dy qëllime kryesor .
“Takimet në ditët në vijim qofshin me përfaqësuesit e BE-së apo edhe vet angazhimin e SHBA-ve konsideroj që po kalon në një fazë të re dhe kjo fazë lidhet ekskluzivisht me shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës dhe ndoshta përgatitjet që mund të jenë planifikimet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme atje”, ka thënë Imeri.
Por një ish-drejtues i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, nuk është pajtuar krejtësisht me qasjen e administratës Biden në rastin e raporteve Kosovë-Serbi.
Për gjithë situatën ka folur edhe ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel i cili pos që tha se nuk pajtohet që Departamenti i Shtetit sanksionoi Kosovën për çështjen e targave dhe të kryetarëve të komunave në veri ai po ashtu shtoi që SHBA-të duhet të qëndrojnë me Kosovën.
Ai, mes tjerash ka shkruar se nuk ka pasur masa ndaj presidentit serb, Vuçiq, për presionin e ushtruar ndaj komunitetit serb të Kosovës, që rezultoi me bojkotin e zgjedhjeve, e mezi ishte dënuar dhuna e protestuesve serrb ndaj ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, duke kërkuar ndryshim të qasjes.
“Washingtoni tani po e qetëson Vuçiqin në një përpjekje për të ulur tendencat e tij nxitëse”, ka shkruar mes tjerash Engel.