Emisari amerikan, Gabriel Escobar, ka dhënë detaje nga takimi i së mërkurës me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se me presidenten Osmani, kanë diskutuar për disa modele e opsione për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjithmonë sipas tij, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Në mëngjes fola me Presidenten Osmani, për mënyrat e ndryshme se si Kosova mund ta krijojë, që të jetë një situatë “fitues-fitues”, sikurse për komunitetet në veri ashtu edhe për vetë Kosovën. Por, gjëja më e rëndësishme është që duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet e Kosovës, dhe nuk duhet të ndikojë në funksionalitetin e Kosovës”, ka thënë ai.
“Por, duke thënë këtë ka shumë opsione dhe modele evropiane që mund t’i shohim bashkë, që do ta bënin këtë një mundësi reale. Por, po, do të donim ta shihnim duke u zbatuar”, ka vijuar Escobar.
Ai foli edhe për iniciativën “Open Ballkan”, për të cilën, tha se ShBA e përkrah, por, ajo sipas tij, duhet të jetë në një vijë me “Procesin e Berlinit”.