Escobar: Ne ende kemi partnerë të mirë në Partinë Demokratike

I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Partia Demokratike i duhet Shqipërisë. Tutje, ai ka shtuar se njerëzit e shpallur persona nongrata nga SHBA-ja, nuk duhet të jenë në krye të PD-së, sepse ajo e dëmton këtë si parti

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

 





I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është deklaruar për marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA).

Escobar ka treguar se vendimi për të shpallur person nongrata, Sali Berishën, nuk kishte qenë vendimi personal i tij, por një vendimi institucionale që nuk është politik sipas tij.

“Ishte një vendim që ne e morëm për shkak të korrupsionit që gjetëm. Unë do t’u bëja thirrje institucioneve në Shqipëri, ta shqyrtojnë këtë. Por dua të them, se ne ende kemi partnerë të mirë në Partinë Demokratike”, ka deklaruar Escobar për Zërin e Amerikës.

Më tej, Escobar ka treguar se Partia Demokratike është e nevojshme për demokracinë në Shqipëri, por me një kusht, që sipas tij, në të nuk duhet të këtë persona të shpallur nongrat për shkak të korrupsionit.

“Ne duam që Partia Demokratike të jetë një kontribuues i fortë dhe i rëndësishëm i stabilitetit politik në Shqipëri. Unë do t’u bëja thirrje mbështetësve të Partisë Demokratike të mendojnë për imazhin që përcjellin, nëse do të kishin në krye njerëz, që janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion”, ka shtuar ai.

Escobar ka përfunduar duke thënë se ai shpreh falënderimin tij për popullin e Shqipërisë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika