I dërguari Special i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për një meidum serb ka berë të ditur se Kosova dhe Serbia mund të gjenë zgjidhje edhe pa njohje reciproke.
Dhe sipas tij Shtetet e Bashkuara Amerikës do t’i përkrahin.
Escobar tha se ShBA-të e mbështesin njohjen reciproke, por se thelbi i dialogut është që palët të gjejnë një zgjidhje që u përshtatet.
“SHBA mbështet njohjen reciproke. Mendojmë se kjo do të ishte më e mira për rajonin. Por thelbi i dialogut është që të dyja palët të gjejnë një zgjidhje që u përshtatet atyre. Nëse ka një zgjidhje që funksionon për të dyja palët…”, ka thënë Escobar.
Sipass tij nëse të dyja palët bien dakord pa një njohje reciproke atëhrë është në rregull edhe ana e ShBA-VE.
“…Ne duhet të gjejmë një rezultat përfundimtar shumë të qëndrueshëm që i përshtatet të dy vendeve. Qëndrimi ynë gjatë gjithë kohës ka qenë se njohja është ndoshta zgjidhja më e mirë, por nëse të dyja palët gjejnë një zgjidhje të ndryshme, ne do ta mbështesim atë. Megjithatë, ndërkohë duhet të mbetemi të angazhuar në dialog, duhet të parandalojmë çdo konfrontim dhe çdo lloj dhune mes dy palëve që do të destabilizonte të gjithë rajonin”, ka shtuar Escobar.