Escobar nis takimet me liderët e partive opozitare

Pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Escobar është takuar me liderët e partive opozitare në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Hovenier

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar ka filluar takimet e tij me liderët opozitarë në Kosovë.

Takimet me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Adbixhiku dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po zhvillohen në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, transmeton KP.

Escobar ka nisur vizitën e tij në Prishtinë të martën, një ditë para homologut evropian, Miroslav Lajçak.

Por, i dërguari i SHBA-së në ditën e parë të vizitës së tij nuk takoi protagonistin kryesor të dialogut, kryeministrin Albin Kurti.

Takimet, Escobar i nisi me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Të martën e 23 gushtit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky i fundit nuk ka pranuar të prononcohet për media pas takimit.

Escobari nis takimet në Kosovë, Lajçak të mërkurën

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika