Escobar: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi mbetet kyç për stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës

Gabriel Escobar në një intervistë për agjencinë malazeze të lajmeve “MinaNews” vlerësoi se nënshkrimi eventual i planit evropian do të mund të ndikonte në stabilitetin e rajonit, duke shtuar "se pushtimi brutal dhe i pajustifikuar i Putinit në Ukrainë dhe ndikime të tjera malinje synojnë të mbjellin ndarje".

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mbetet kyç për stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës.

E kjo sipas Escobar, mund të ndodhë nëse bëhet nënshkrimi i planit evropian.

Ai në një intervistë për agjencinë malazeze të lajmeve “MinaNews” vlerësoi se nënshkrimi eventual i planit evropian do të mund të ndikonte në stabilitetin e rajonit, duke shtuar “se pushtimi brutal dhe i pajustifikuar i Putinit në Ukrainë dhe ndikime të tjera malinje synojnë të mbjellin ndarje”.

Escobar theksoi se normalizimi do të hapë dyert për integrimin politik dhe ekonomik të Serbisë dhe Kosovës në Evropë dhe do të kontribuojë në një stabilitet dhe prosperitet më të madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të kenë të hënën, me 27 shkurt, një takim të niveli të lartë në Bruksel.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika