Escobar: Pajtohemi me Kosovën me shumë prej standarteve demokratike, por duam përafrim më të madh në planin evropian

Si jo rrallëherë, Escobar u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë të përmbushin obligimet e tyre në kuadër të dialogut. Gjersa thekson se SHBA-të dëshirojnë një përafrim më të madh të Qeverisë së Kosovës, Escobar ka numëruar obligimet e dy palëve në dialog

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Ndonëse thotë se pajtohet me shumë prej standarteve demokratike të Republikës së Kosovës, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se SHBA-të duan të shohin një përafrim më të madh të saj në zbatimin e planit evropian.

Në raportimin para Kongresit Amerikan, Escobar ka deklaruar se SHBA-të do tё vazhdojnë të punojnë me Qeverinë e Kosovës për të bindur këta të fundit në “përfitimet” e Kosovës në raport me planin evropian.

“Kemi marrë zotimin nga Serbia që do t’i heqin protestuesit dhe që do të marrin pjesë në zgjedhje. Nuk kemi marrë zotimin nga ana kosovare, por pajtohemi me Kosovën me shumë prej standarteve demokratike që dëshirojnë t’i zbatojnë. Pajtohemi me Kosovën që ata që sulmojnë gazetarët, Policinë e KFOR-in duhet të ndëshkohen, por ende duam të shohim përafrim më të madh për sa i përket planit evropian. Do tё vazhdojmë të punojmë me Qeverinë e Kosovës për t’i bindur se është në interes të tyre të afrohen me SHBA, Britaninë e Madhe, NATO-në…dhe se pjanë pjesë e procesit”, ka deklaruar ai.

Si jo rrallëherë, Escobar u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë t’i përmbushin obligimet e tyre në kuadër të dialogut. Ai ka numëruar obligimet e dy palëve e ndër to, edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe për Kosovën.

“Nga ana kosovare kërkohet që të implementojmë obligimet, që të formojë Asociacionin e Komunave me shumcë serbe. Ne besojmë që të dyja vendet duhet që menjëherë të angazhohen pa parakushte. Të dyja vendet duhet të fillojnë procesit e pjesës së tyre të obliimeve pa marrë parasysh çdo lloj plani sekuenicimi që nuk është në proces. Pra, ne i përkushtohemi që të dyja vendet të i marrin parasysh obligimet kushtetuese dhe të ecin sa më shpejtë që mundem. Shpresojmë që të arrijnë progres këtë vit”, ka deklaruar ai.

Tensionet në komunat në veri të Kosovës nisën me ardhjen në detyrë të kryetarëve të rinj, ardhje kjo e kundërshtuar nga protestuesit lokal serbë.

Për rrjedhojë, kryetarët hynë në objektet komunale me asisitimin e Policisë së Kosovës. Zgjedhjet ku u zgjodhën të njëjtit, ishin bojkotuar nga serbët lokal.

Pas kërkesës së Bashkimit Evropian, tashmë Kosova ka redktuar praninë e Policisë së Kosovës në objektet komunale.

Më herët të martën, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se rruga për zgjedhjet e reja tashmë është duke u hapur.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika