Escobar për targat: Shpresoj që pala kosovare do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së ShBA-së

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se pret përgjigje pozitive ndaj kërkesës për shtyrjen e afatit të vendimit për targa

Gabriel Escobar (Foto: Georgi Licovski)





I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se ende nuk ka marrë një përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës, ndaj kërkesës së ShBA-së për shtyrjen e afatit të vendimit për targa.

Ai ka thënë se pret nga pala kosovare përgjigje pozitive, dhe vendimi të shtyhet për dhjetë muaj.

“Do të shpresoja që ata të reagonin pozitivisht ndaj kërkesës, jo vetëm të Shteteve të Bashkuara, por edhe të pjesës tjetër të Quint-it, të Bashkimit Evropian dhe të përfaqësuesit special, Miroslav Lajçak”, ka deklaruar Escobar.

Ndryshe, Escobar në vizitën e fundit të tij në Kosovë, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nga e cila, ka kërkuar shtyrjen e afatit të vendimit për targa, por sipas tij, nga Osmani nuk ka marrë përgjigje pozitive.

Njëjtë sikurse Osmani, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se afati i cili skadon me datën 31 tetor, nuk do të shtyhet, derisa u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës me prejardhje serbe, që targat ilegale t’i zëvendësojnë me ato legale RKS.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika