Escobar pritet ta takojë Kurtin

Çështja e dinarit serb dhe tema të tjera pritet që emisari i SHBA-ve, Gabriel Escobar t’i diskutojë me kryeministrin Albin Kurti, të enjten

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Çështja e dinarit serb dhe tema të tjera pritet që Escobar t’i diskutojë me kryeministrin Kurti, të enjten.

Escobar të mërkurën është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë, me të cilët, ka biseduar për problemet që po ballafaqohet komuniteti serb.

Para nisjes së vizitës në Kosovë, Escobar deklaroi se vendimi i autoriteteve të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb ishte “katastrofik” dhe “jokompetent”.

Ai tha se SHBA-ja nuk e konteston legjitimitetin e vendimit, por ka probleme me mënyrën e zbatimit dhe ndikimin që rregullorja e BQK-së ka në komunitetin serb.

Çështja e dinarit ishte edhe temë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt në Bruksel. Por, takimi përfundoi pa rezultat konkret dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsllav Lajçak, tha se ka nevojë për mbajtjen e takimeve shtesë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika