Escobar: SHBA-ja e përkrah “Ballkanin e Hapur”, duhet të përfshihen 6 shtetet në nivel të njëjtë

SHBA-ja e sheh si iniciativë të mirë 'Ballkanin e Hapur'. I dërguari special, Gabriel Escobar ka vlerësuar se mbështetja e SHBA-së për Ballkanin e Hapur bazohet në disa pika, duke thënë se kjo iniciativë duhet t’i përfshijë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë, në mënyrë që të jetë e suksesshme

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA-ja e përkrah iniciativën “Ballkani i Hapur”. Foto nga fjalimi i tij përmes një video-lidhjeje në samitin e “Ballkanit të Hapur

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA-ja e përkrah iniciativën “Ballkani i Hapur”.

“SHBA-ja e përkrah Ballkanin e Hapur. Duhet punuar, jo vetëm në bashkëpunim rajonal ekonomik, por edhe në bashkëpunim për integrim në struktura evropiane. Ka shumë iniciativa për krijimin e një integrimi ekonomik. Ballkani i Hapur është një nga këto iniciativa” ka thënë Escobar gjatë fjalimit të tij në samitin e “Ballkanit të Hapur”.

Në fjalimin e tij nëpërmjet një video-lidhjeje, Escobar ka bërë disa propozime, duke thënë se nëse kjo iniciativë është e suksesshme, atëherë duhet të jetë e hapur për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, që të përfshihen në nivel të njëjtë.

“Besojmë se kjo nëse ka sukses, duhet të jetë e hapur për të gjithë. Secila iniciativë për integrim ekonomik, duhet të përfshijë të gjitha 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë”, ka thënë Escobar, në samitin e “Ballkanit të Hapur”, trasnmeton Portali D.

Gabriel Escobar, në samitin e “Ballkanit të Hapur”

Po ashtu, Escobar ka thënë se SHBA-ja e sheh Ballkanin Perëndimor nga prizma e shekullit të 21-të e jo nga problemet e shekullit të 20-të. Ai ka vlerësuar se mundësitë janë shumë të mëdha në Ballkan Perëndimor.

Ndërsa, Escobar ka vlerësuar se Ballkani Perëndimor ka rritje të madhe ekonomike, derisa ka potencial të jetë qendër e energjisë ripërtëritëse, qendër e gazit natyror, e të ndihmojë Evropën të lirohet nga varshmëria nga gazi rus.

Ai ka thënë, po ashtu, se liderët duhet të punojnë për të krijuar kushte më të mira për investuesit, dhe për të ndihmuar investuesit që dëshirojnë të punojnë në përputhje me ligjet.

“Në fund uroj që kjo iniciativë të mbetet ekonomike, nuk është projekt politik, por i rëndësishëm ekonomik, e me rëndësi edhe të ngelet ashtu. Të fokusohet në krijimin e mundësive për njerëzit e rajonit”, tha Escobar.

Ai ka premtuar përkrahjen e SHBA-së në luftën kundër shpëlarjes së parave dhe rritjen e standardeve në pikëkalimet kufitare me teknologjitë më të larta që i ka në dispozicion.

Ndërkaq, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë fjalimit të tij në samitin e “Ballkanit të Hapur”, ka thënë se duhet të ketë një të ardhme më të mirë të bazuar në zhvillimin ekonomik, gjersa ka thënë se nismat e reja në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, do ta kenë patjetër mbështetjen e Malit të Zi.

Gjithashtu, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sa më shumë që të ketë përafrime, aq më shumë do të rriten shanset për paqe midis Kosovës dhe Serbisë.

/PORTALI D/

Rama në samitin e “Ballkanit të Hapur”: Sa më shumë të afrohemi, aq më shumë ka shanse për zgjidhjen e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë

Abazoviq: Nismat e reja në kuadër të “Ballkanit të Hapur” do t’a kenë mbështetjen e Malit të Zi

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika