Escobar: Të largohen kryetarët dhe policia nga objektet komunale e urgjentisht të fillojë puna për Asociacionin

Gabriel Escobar, emisari amerikan për Ballkanin, në një intervistë për BBC Radio ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të largojë kryetarët dhe të tërheq policinë nga objektet komunale dhe të fillojë urgjentisht punën për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Escobar argumentoi se eskalimi i tensioneve në veri ishte rezultat i mungesës së bashkëpunimit nga ana e Kosovës me komunitetin ndërkombëtar

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet t’i largojë kryetarët e ta tërheqë policinë, dhe pastaj ta fillojë “urgjentisht, urgjentisht” punën për Asociacionin.

Këto i tha Escobar në një intervistë për BBC Radio, ku pas tij menjëherë edhe Kurti ishte në intervistë, për të komentuar ngjarjet në veri të vendit.

“Ky eskalim ishte rezultat pjesërisht i pagatishmërisë nga ana e Kosovës për të dëgjuar komunitetin ndërkombëtar(…)Përpjekjet tona për t’u koordinuar me Qeverinë e Kosovës u refuzuan. Nuk kishin nevojë të shkonin në ato objekte, nuk kishin ndonjë vlerë dhe tashmë janë gati te zbrazura. Ai (Kurti) duhet t’i largojë kryetarët nga objektet komunale, duhet të largojë Policinë nga ndërtesat dhe pastaj urgjentisht, urgjentisht të fillojnë diskutimet për punën e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, ka thënë Escobar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika