“Është e vështirë ta mendosh që burri mund të porosisë vrasjen e gruas”

Vrasjet tragjike ndër vite ndaj gruas në vendin tonë është temë diskutimi tek emisioni “Mendje Kriminale”. Tri rastet më të “tmerrshme” dhe më “mizore” janë vrasja e Liridona Ademaj, e Hamide Magashit, si dhe Donjeta Pajazitaj.

Profesori i Kriminalistikës, Mensut Ademi, u shpreh se është tejet e vështirë vetëm ta mendosh që një burrë, i cili e kalon jetën disa vite me ty bashkë, ushqeheni bashkë, e çdo detaj tjetër e pastaj ta porositë vrasjen e juaj.

Ademi tha se vrasja e Liridona Ademaj, e cila dyshohet se është kryer me porosi nga bashkëshorti i saj, është rasti i parë te ne si shqiptarë, por edhe në Ballkan.

“Kur bashkëshorti apo personi më I afërt arrin me porositë me ia marr jetën dhe shpirtin gruas së tij. Është hera e parë kjo ngjarje. Ne si shqiptarë kur i ndodh diçka gjinisë femrore, është shumë e prekshme, pasi shqiptarët nënën, motrën, gruan si diçka të shenjtë. Vrasja e Liridonës, ajo ka qenë nëna e dikujt, motra e dikujt, gruaja e dikujt. Fillimisht, është kanë motivi politik, motivi patologjik, abuzimi me substance, motivi seksual pastaj edhe motivi I hakmarrjes ose xhelozi. Por mbi të gjitha, personi në fjalë ka barritur të kryejë këtë vepër penale, në aspektin kriminalistikë mundohen me I gjetë motivin e veçantë. Deri kur ai e arrit strategjinë apo deri kur e motivon kur me një person ushqehet së bashku, ka fëmijë bashkë dhe punon bashkë. Ai e motivon vetën për me ia marrë shpirtin dhe jetën e një njeriu. Është shumë vështirë të arrish si kryes I veprës penale”, tha Ademi.

Ndryshe, Liridona Ademaj është vrarë në fund të nëntorit të vitit të kaluar nga ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, si një vrasje me porosi.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika