Është hapur pavijoni i Kosovës në edicionin e 75-të të festivalit të CANNES

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se Kosova do të nënshkruajë marrëveshje ndërshtetërore për bashkëprodhim kinematografike me Republikën e Francës

Ilustrim

Për të njëmbëdhjetin vit me radhë, Qendra Kinematografike e Kosovës prezentohet në tregun më të rëndësishëm të filmit ‘Marche Du Film’ në festivalin e CANNES.

Qendra Kinematografike e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook‘ ka njoftuar se Kosova do të nënshkruajë marrëveshje ndërshtetërore për bashkëprodhim kinematografike me Republikën e Francës.

Ilustrim

”Në këtë edicion të 75-të, më 21 maj, Republika e Kosovës do të nënshkruajë marrëveshje ndërshtetërore për bashkëprodhim kinematografik me Republikën e Francës. Kjo marrëveshje përveç që do të zyrtarizojë bashkëprodhimet filmike Kosovaro-Franceze, ajo do të hapë rrugët për bashkëprodhime të reja dhe do të përforcojë bashkëpunimin në mes të dy qendrave të filmit, QKK-së së Kosovës dhe CNC-së së Francës”, thuhet në postim.

Gjithashtu, në njoftimin e QKK-së thuhet se më 24 maj do të shfaqet premiera e filmit të radhës nga vëllezërit Dardenne ‘Tori dhe Lokita’, ku aktori i njohur nga Kosova, Alban Ukaj i cili luan rolin e Betimit.

‘’Ndër të tjerash, Qendra Kinematografike e Kosovës do të promovojë filmat e fundit kosovarë në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, do të këtë takime dhe inicime të marrëveshjeve të ardhshme ndërshtetërore, takime me partnerë ndërkombëtarë të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare, producentë e distributorë’’, shkruhet në njoftim.

Ilustrim

Pavijoni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë gjendet në Village International Riviera – Nr. 135.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika