“Është jashtë rregullave fetare”, të akuzuarit për sulm ndaj gazetarit Valon Syla nuk i binden Gjykatës të ngrihen në këmbë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u zhvilluar seanca fillestare ndaj të akuzuarve Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani. Ata janë akuzuar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

“Është jashtë rregullave fetare”, të akuzuarit për sulm ndaj gazetarit Valon Syla nuk i binden gjykatës të ngritën në këmbë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarve Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani, të cilën akuzohen për sulm ndaj gazetarit Valon Syla.

Gjatë leximit të aktakuzës nga prokurorja speciale, Fikrije Fejzullahu, të akuzuarit nuk u ngritën në këmbë.

Kurse, kur u pyetën se përse nuk u ngritën në këmbë nga gjykatësja Violeta Namani, ata pretenduan se është “jashtë rregullave fetare”, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

Më pas, gjykatësja ka theksuar se nuk e sheh të domosdoshme që të akuzuarit të ngrihen në këmbë dhe se të njëjtit do të ngrihen kur t’u lexohet aktakuza.

E gjithë kjo ndodhi pasi prokurorja speciale kërkoi që të konstatohet nga gjykatësja Violeta Namani se cilat janë arsyet e mosrespektimit të rregullave procedurale.

Gjykimi po vazhdon me deklarimin e të akuzuarve lidhur me akuzën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika