“Është kurth për ne, s’na informuat”- Vuçiqit i pengon ekipi i Osmanit në Këshillin e Sigurimit

Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka marrë me vete edhe heroinat Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elmaze Muçolli dhe Shyhrete Tahiri.

“Jam me katër heroinat të cilat janë simbol i forcës, mbijetesës dhe sukseseve të Republikës sonë. Do ta përfaqësojmë Kosovën tonë, qytetarët tanë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit”, kishte deklaruar e para e shtetit para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit”.

Kjo përbërje e ekipit të saj nuk i ka  pëlqyer aspak presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se delegacioni serb është vënë në kurth.

Kjo sipas tij ka ndodhur për herë të parë në një seancë të Këshillit të Sigurimit.

“Dicka ndodh për herë të parë, keni sjellë njerëz që nuk e kanë vendin këtu, në ekipin këhsillin këshilldhënës të Osmanit. Është teatër politik, dhe kurth për delegacionin serb. Cfarë dëgjuam, u përqendrua në raportin e Ziadin, cfarë dëgjuam tani? Ishte sikur një proces i krimeve të luftës për dicka që ka ndodhë para 25 viteve. Asgjë për raportin e 6 muajt e fundit. Pse nuk na informuat se kush do të ishte pjesë e secilit prej delegacionit, a besoni me të vërtetë që nuk ka gra të dhunuara gjatë kësaj periudhe, mund të ju tregoj por ka vetëm një person që nuk munda ta sjellë këtu. Marica Miliq në Kosovë është dhunuar në Kosovë, dhe është masakruar, por kjo nuk ishte tema. Na informoni së paku, se disa qytetarë do jenë të pranishëm në këtë sesion do sjellin më shumë njerëz për të fajësu palën tjetër”, tha Vuçiq.

Fjalimi i Osmanit kishte të bënte me masakrat e Serbisë të kryer në Kosovë. Ajo i përmendi vrasjet e fëmijëve dhe gjenocidin serb, duke theksuar se pjesë e atij sistemi ishte edhe Vuçiq, i cili asnjëherë nuk është distancuar nga ai regjim.

Lexo edhe: Osmani: Regjimi i Millosheviqit djegu për së gjalli fëmijë në Kosovë, Vuçiq ishte pjesë e atij sistemi

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika