Është mbajtur seancë gjyqësore për Bledar Zenelin, i dyshuar për qëllime terroriste

Më 2 korrik, Drejtoria e Antiterrorit ndaloi Bledar Zenelin i cili është i akuzuar për propagandë me qëllim terrori

Të enjten e 4 gushtit, Bledar Zeneli ka dalë para trupit gjykues si i akuzuar për thirrje, nxitje për kryerjen e veprës penale terrorizëm”.

Gjatë seancës gjyqësore, Zeneli ishte treguar i ndjeshëm gjatë degjimit të akuzave ndaj tij.

Zeneli gjatë seancës, mes lotësh ishte shprehur se, ”kam cituar Kuranin dhe nuk kam nxitur terrorizëm, kam thënë që do të fitojë islamizmi dhe jo ISIS”.

Përderisa gjyqtarja e Posaçme Flora Hajredini u tërhoq ta merrte vendimin, Zeneli ishte ai që kërkoi lehtësim të masës me arsyetimin që i ka dy fëmijë dhe fëmija i vogël është vetëm 4 muajsh.

Dyshimet për Bledar Zenelin erdhën nga postimet e tij në llogarinë Twitter, Facebook dhe Instagram.

Ai publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundër koalicionit global antiterrorizëm.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika