Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur të mërkurën aktakuzë ndaj katër personave për vrasjen e Liridona Ademajt.
Pas ngritjes së aktakuzës për vrasjen e Liridona Ademajt, vëllai i saj, Leonard Ademaj, shpreson se drejtësia do të vijë në vendin e vet.
Ademaj ka theksuar se kjo është një ditë e rëndë për familjen e tij. Ai para mediave theksoi se ende nuk ka pasur mundësinë ta lexojë aktakuzën ndaj të dyshuarve, dhe për këtë arsye ai tha se “nuk mund të japë më shumë detaje për përmbajtjen e saj”. Ademaj ka folur edhe për gjendjen e fëmijëve të Liridonës.
“E mirëpresim ngritjen e aktakuzës, ne kemi besuar në drejtësi dhe vazhdojmë të besojmë. Ajo çfarë duam ne është që Gjykata sa më shpejt një dënim kapital që të lehtësojë zemrat tona sa do pak dhe të fëmijëve të saj. Aktakuzën ende nuk e kemi pranuar… Takohemi me fëmijët. Fëmijët kanë kuptuar gjithçka. Gjendja e tyre nuk është edhe aq e mirë, kanë psikologë dhe njerëz adekuat që merren me ta, por çfarë shohim ne është se ata janë shumë të mërzitur. Cili është motivi? Akoma nuk e kemi lexuar aktakuzën, kur ta lexojmë atë do ta shohim edhe ne. është një ditë e rëndë për neve, kërkojmë të na mirëkuptoni, po shpresojmë që drejtësia sa më parë të vijë në vendin e vetë”, theksoi Ademaj.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është ngritur aktakuzë ndaj katër personave për vrasjen e Liridona Ademajt.
Përfundimi i hetimeve dhe ngritja e aktakuzës vjen një vit pas vrasjes së 30-vjecares.
Liridona Ademaj u vra në nëntor të vitit 2023 dhe një prej të akuzuarve për vrasjen është edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli.
Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq tha se nuk mund të jepen detaje rreth aktakuzës, porse potencoi se sipas dëshmive, e ndjera Liridona Ademaj dhe ish bashkëshorti i saj Naim Murseli gjatë kohës sa kanë qëndruar në Suedi kanë pasur ‘marrëdhënie të trazuara martesore’ dhe familjare dhe kanë ardhur deri të problemet pronësore”.
Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq tha se nuk mund të jepen detaje rreth aktakuzës, porse potencoi se sipas dëshmive, e ndjera Liridona Ademaj dhe ish bashkëshorti i saj Naim Murseli gjatë kohës sa kanë qëndruar në Suedi kanë pasur ‘marrëdhënie të trazuara martesore’ dhe familjare dhe kanë ardhur deri të problemet pronësore”./KSP