Eskalon Daçiq pas votimit Pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka marr me shumë zemërim votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) Pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, duke e quajtur një ditë turpi për këtë institucion

Ivica Daçiq

Ivica Daçiq, zvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, që ishte zgjedhur në krye të ekipit të Qeverisë së Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në KiE, ka deklaruar se sot është ditë turpi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pasi për herë të parë në histori është rekomanduar anëtarësimi i diçkaje që nuk është shtet dhe që, sipas tij, nuk i plotësojnë kërkesat themelore në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Me këtë vendim të imponuar nga forca e fuqive ndërkombëtare, ato cenuan vetë themelet e Këshillit të Evropës dhe rendin juridik ndërkombëtar. Për çfarë parimi të mbrojtjes së integritetit territorial do të vazhdojnë të flasin, kur e cenuan integritetin territorial të Serbisë?”, ka thënë Daçiq, raporton N1.

Daçiq tutje tha se Serbia do të vazhdojë luftën e saj me të gjitha forcat.

“Ne do të luftojmë që ai vendim të mos miratohet në Këshillin e Ministrave më 16 maj, dhe do ta shohim vlerën e fjalës së bashkësisë ndërkombëtare që i dhanë presidentit Aleksandar Vuçiq se Kosova nuk do të pranohet në Këshillin e Evropës derisa të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, ose do të jetë përsëri një gënjeshtër”, ka thënë Daçiq.

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të KiE-së sot mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me 131 vota pro anëtarësimit, 29 kundër dhe 11 abstenime.

Të gjitha amendamentet e propozuara nga ana e Serbisë kundër hyrjes së Kosovës në KiE nuk u miratuan dhe si të tilla u hodhën poshtë me shumicë votash kundër.

Votimit i parapriu një debat që zgjati më shumë se dy orë. Shumica e deputetëve që morën fjalën e mbështetën anëtarësimin e Kosovës. Serbia e kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Çështja tash kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët do të vendosin në muajin maj nëse Kosova do të bëhet anëtarja e 47-të e organizatës.

Këshilli i Ministrave do të zhvilloj takimin e radhës në mesin e muajit maj. Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Këshillin e Evropës takohet një herë në vit, tradicionalisht në muajin maj.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika