Eskalon debati mes SBAShK-ut dhe Komisionit për Arsim, Jasharaj lëshon mbledhjen

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka lëshuar mbledhjen e mbajtur me Komisionin për Arsim, pas përplasjeve mes tij dhe deputetit të VV-së, Dimal Basha

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport diskuton me përfaqësues të SBASHK-ut për grevën në arsim. Foto KP





Në kohën kur në mbledhje të Komisionit për Arsim po debatohej për grevën e punëtorëve të Arsimit dhe deputeti Dimal Basha po fliste rreth ndarjes së buxhetit për këtë sektor eskaloi debati dhe kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj lëshoi mbledhjen e Komisionit.

Deputeti Basha, ka akuzuar Jasharajn, se e ka kthyer dinjitetin në para, mbas kësaj ai ka lëshuar mbledhjen e mbajtur me Komisionin për Arsim.

Sipas tij, SBAShK-u po i mban peng fëmijët për 50 euro, dhe janë të pasinqertë në kërkesat e tyre.

Deputeti Basha gjatë fjalës së tij në Komision ka thënë se kur të përmblidhen të gjitha shtesat e ndara nga Qeveria kuptohet se arrihet zbutja e inflacionit.

“Sektori privat i ka 300 mijë punëtorë që paguajnë taksa dhe na i paguam pagat edhe neve edhe mësuesve 105 mijë qytetarë që punojnë nën pagën minimale”, ka thënë ai.

Ndërkaq, njëri nga përfaqësuesit e BSPK-së i është drejtuar me fjalë “mos i jep shumë zor”, pas kësaj erdhi reagimi i Bashës duke thënë se “këtu jam në shtëpi time, ju tregova zgjidhjet që ka dhënë qeveria”.

Gjithashtu, nënkryetari i Komisionit për Arsim, Enis Kervan, u ka thënë anëtarëve të SBASHK-ut, se po bëjnë demagogji dhe po politizojnë çështjen.

Ndërsa, ka pasur reagim edhe nga anëtarët e SBASHK-ut, kreu i Këshillit Grevist të BSPK-së dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, u ka bërë thirrje deputetëve në Komision që të mos i maltretojnë, dhe të mos hapin dezinformata.

“Mos hapni dezinformata. Ne u kemi dërguar kërkesat për grevë, ofroni mundësi këtu. Dëgjoni drejt fjalitë, jemi në hall dhe të vetmet që po mundohen të bëjnë zgjidhje janë sindikatat. Mos na torturoni. Qeveria për një orë mund të ulet e të bisedojë dhe gjejmë zgjidhje, pasi ka 9 muaj që jemi me kërkesa. Po askund në botë nuk ka kështu, 82 kërkesa me ja dërgu edhe Bidenit, do të gjenin 5 minuta për ne. Spese kanë qenë 82 kërkesa vetëm nga BSPK-ja, e nuk ka lëvizje”, ka deklaruar Jasharaj.

“MASHTI gradualisht ka plotësuar disa kërkesa tona në të kaluarën, e kam thënë publikisht se dialogu me MASHTI-n s’ka munguar. Ne po flasim për dialog me Qeverinë. Grevën nuk e ndalim ne, por Qeveria. Mos u kapni për fjalë. Mos na torturoni”, ka thënë tutje Jasharaj.

Por, kryetari i Komisionit, deputeti i VV-së, Ardian Gola, ka thënë se është e papranueshme të thuhet se po maltretohen.

Jasharaj: Fajtori i vetëm për grevën është Kurti, Qeveria po kujdeset t’i zhdukë sindikatat





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika