Eskalon Milaim Zeka, përdor gjuhë të rëndë ndaj përzgjedhësit të Kosovës

Gazetari Milaim Zeka e ka komentuar deklaratën e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Zeka ka përdorur gjuhë të rëndë ndaj teknikut slloven.

”Ka qenë ironi dhe tallje me të gjithë. S’besoj që trajneri mu kon kaq lopë seriozisht, të them anglisht. Një trajner kaq budall me kon, me dal mu kap për një gazetare të sportit dhe të flas me taksista,” ka thënë ai.

Teksa, kujtojmë se pas barazimit me Zvicrën, Gliha ka thënë se pikën e fituam për shkak të gazetares, Qeqa Krelani, e cila i ka treguar se kush duhet të luajë.

Më poshtë mund të shikoni momentin kur Zeka ofenon Glihan.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika