Eskalon protesta e PSD-së e OVL-UÇK-së, hedhin tym të zi e mjete shpërthyese (VIDEO)

PSD-ja së bashku me OVL-UÇK-në kanë hedhur tym të zi e mjete shpërthyese në drejtim të policisë, që ishin para hotelit ku po mbahet takimi i kryetares së Speciales, Ekaterina Trendafilova, me shoqërinë civile

Protesta e Partisë Socialdemokrate (PSD) ndaj vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovë në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka eskaluar.

Ata së bashku me OVL-UÇK-në kanë hedhur tym të zi e mjete shpërthyese në drejtim të policisë që ishin para hotelit ku po mbahet takimi i Trendafilovës me shoqërinë civile.

Ndërsa, policia për të shpërndarë protestuesit ka hedhur gaz lotsjellës.

Tymi ka depërtuar edhe brenda hapësirës së hotelit.

“TrendafilOUT”, “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar”, janë disa nga pankartat e mbajtura nga aktivistët e PSD-së.

Duke folur para se protesta të përshkallëzonte, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se u mblodhën përballë hotelit për ta kundërshtuar vizitën e Trendafilovës në Kosovë.

“Sa herë që kemi qenë më afër Serbisë dhe marrëveshjeve të këqija me Serbinë, ka pasur përndjekje të UÇK-së. Gjykata e ka në mandat ta ndjekë vetëm UÇK-në, është më e keqe se njëetnike. Ne duhet dhe do ta pengojmë këtë takim. Takimi ka filluar ndërsa ne e vazhdojmë protestën”, tha Molliqaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika