Eskalon situata, veteranët hyjnë në oborrin e Kuvendit

Protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (OVL-UÇK), ka filluar me brohoritjet e veteranëve të luftës, të cilët thonë se duan të drejtat e tyre. Ndërsa, tani protestuesit kanë filluar të hyjnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës

Eskalon situata, veteranët hyjnë në oborrin e Kuvendit

Veteranët të cilët janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës, kanë thyer kordonin e policisë dhe kanë depërtuar në oborrin e Kuvendit.

Sipas sekretarit organizativ të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka pasur provokime nga disa persona në dritaret e Kuvendit të Kosovës.

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë barrikaduar për t’i penguar protestuesit të futen në Kuvend.

Gjithashtu, është dëgjuar një krismë në momentin e hyrjes së veteranëve në oborrin e Kuvendit, për të cilën nuk dihet se çfarë ishte.

Nën brohoritjet “UÇK” dhe “Duam të drejtat tona”,  veteranët po protestojnë në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në Ligjin për pagën minimale.

“Duam të drejtat tona”, “Marre”, “UÇK”, janë disa nga brohoritjet e protestuesve.

Klinaku, në fillimin e protestës së veteranëve të luftës, ka lutur Policinë e Kosovës që të qëndrojë e qetë.

“Ne nuk kemi punë me policinë, por me qeveritarët”, ka shtuar ai.

“Ju kisha lutur që të jeni të qetë se ne nuk kemi punë me policinë, sepse policia është e jona. Ne kemi punë me qeveritarët deputetë që e kanë shkelur Kushtetutën”, ka thënë Klinaku, duke shtuar se çdo herë kur ka seanca, ata do të jenë para Kuvendit.

Organizuesit e kësaj proteste kanë kërkuar të protestohet qetësisht. Ata janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me miratimin e Projektligjit për rritjen e pagës minimale, por që lë jashtë rritjes pensionet e tyre.

Me pankartë në duar për raportin e Dick Marty-t, veteranët brohorisin “UÇK”

Nis protesta, arrijnë veteranët e parë para Kuvendit

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika