Esocbar: Kërkuam shtyrjen e afatit për targa, s’morëm garanci nga Osmani dhe Kurti

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Kosova duhet ta shtyjë për dhjetë muaj afatin për çështjen e targave

Gabriel Escobar dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti





I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, ta shtyjnë vendimin e zbatimit të marrëveshjes për targa.

Ai ka thënë se një garancion të tillë, nuk e ka marrë nga krerët e institucioneve, teksa ka shtuar se ende është duke e pritur një gjë të tillë.

Emisari amerikan, tha se shteti i Kosovës ka të drejtë ta zbatojë marrëveshjen për targa, porse sipas tij, kjo duhet të bëhet në mënyrë paqësore dhe jo duke i ngritur tensionet. Tutje, ai ka paralajmëruar vizita të tjera të përfaqësuesve të vendeve të QUINT-it, të cilët sipas tij, do ta kërkojnë shtyrjen e vendimit.

“Dua të filloj duke thënë se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë, por ne duam të zbatojmë në një mënyrë paqësore që nuk i ngrit tensionet e që nuk na shpërqendron nga disa gjëra që duhet t’i bëjmë. Nuk është sekret që ne kemi kërkuar një periudhë më të gjatë të zbatimit dhe kemi kërkuar edhe 10 muaj të tjerë. Do të doja ta shihja këtë që të ndodhte. Kjo nuk është vetëm kërkesë e ShBA-së, por e gjithë vendeve të QUINT-it. Dhe kjo është për shkak se ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën. Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato”, ka thënë ai në Kanal 10.

“Jo, nuk morëm. Prandaj, ende po e pres këtë. E di që do të ketë edhe të tjerë zyrtarë nga QUINT-i, që do ta vizitojnë, Lajçak do të jetë këtu. Dua të sigurohem që njerëzit që janë të përfshirë në negociata të dëgjojnë një përgjigje pozitive për këtë”, ka vijuar ai.

Tutje, ai ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të mendojnë si të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe jo të merren me targa apo letërnjoftime.

“Ajo që ne nuk duam është që përkushtimi i emisarëve specialë, duke më përfshirë dhe mua, të drejtohet kah zgjidhja e problemeve dhe menaxhimi i krizave. Duhet të mendojmë strategjikisht se si Evropa e ruan unitetin e saj, si ajo i shpreh vlerat e saj dhe si i mirëpret vendet e Ballkanit në BE. Ky është qëllimi i dialogut dhe aty duhet ta kemi vëmendjen, jo te targat, jo te letërnjoftimet, por në gjëra më të mëdha, me të cilat, po ballafaqohemi”, ka thënë ai.

Ai ritheksoi qëndrimin e ShBA-së, duke thënë se e përkrah plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika