Estonia nis kontrollet e plota kufitare në kufi me Rusinë

Qeveria e Estonisë ka filluar kontrolle të plota kufitare në kufirin me Rusinë për të parandaluar transitin e mallrave të sanksionuara nga Bashkimi Evropian, në një masë të lidhur me mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën dhe për të forcuar kufijtë e saj si të Bashkimit Evropian dhe NATO-s

Qeveria e Estonisë njoftoi të enjten se ka filluar kontrolle të plota kufitare në kufirin e saj me Rusinë. Deri tani, autoritetet estoneze kanë kryer vetëm kontrolle të rëndomta kufitare.

Vendimi i së enjtes për kontrolle të plota kufitare në pikëkalimet tokësore dhe hekurudhore në Narva, Koidula dhe Luhamma, u fut në fuqi menjëherë.

Ata të cilët e kalojnë kufirin në këmbë, kontrolli i plotë nënkupton kontrollimi i personit dhe i valixhes së tij apo saj. Atyre që udhëtojnë me veturë do t’iu kontrollohet vetura dhe gjërat brenda saj.

Kryeministri i Estonisë, Kristen Michal, tha se vendimi u mor me qëllim për parandalimin e transportit dhe transitit përmes Estonisë të mallrave, të cilat janë nën sanksione të Bashkimit Evropian.

Estonia, ish-republikë sovjetike, është tani një përkrahëse e madhe e Ukrainës në luftën e saj kundër pushtuesit rus.

Kufijtë finlandezë dhe estonezë me Rusinë janë kufij të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

Prej kur Moska e filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, Bashkimi Evropian ka vendosur 14 paketa sanksionesh ndaj Rusisë.

Ato përfshijnë, ndër të tjera, masa ekonomike, si kufizimi i importeve dhe eksporteve, të cilat prekin sektorë të ndryshëm në Rusi – nga energjia, bankat, industria dhe transporti, deri te mediat shtetërore ruse, të cilave u ndalohet të punojnë në BE./ Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika