Estonia reagon pas kalimit të raketave në Poloni: Janë më shqetësuese

Ministria e Punëve të Jashtme e Estonisë ka reaguar pas sulmeve të raketave ruse ndaj Polonisë, duke thënë se kjo që po ndodhë është më shqetësuese. Gjersa, ka theksuar se Estonia është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s dhe është në solidaritet të plotë me aleatin e saj Poloninë

Ilustrim





Ministria e Punëve të Jashtme të Estonisë ka reaguar pas kalimit të raketave ruse në Poloni, shtet ky që është anëtar i NATO-s, duke thënë se një gjë e tillë është tejet shqetësuese.

“Lajmet e fundit nga Polonia janë më shqetësuese. Ne jemi duke u konsultuar ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë”, ka shkruar MPD e Estonisë në një postim në Twitter.

Një reagim i tillë erdhi përmes një postimi në rrjetin social Twitter, që MPJ e Estonisë ka thënë se Estonia është në solidaritet të plotë me aleatin e saj Poloninë.

“Ne jemi në solidaritet të plotë me aleatin tonë të ngushtë Poloninë”, shkruan MPJ e Estonisë.

Ndër tjera, në këtë postim kjo ministri ka theksuar se Estonia është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territortit të NATO-s.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika