Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), ka njoftuar se po e forcon Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) përmes dislokimit të përkohshëm të pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë nga Franca, Italia, Lituania dhe Portugalia.
Sipas njoftimit, ky kontingjent do të punojë në mbështetje të stabilitetit dhe sigurisë për të gjitha komunitetet në Kosovë, duke realizuar patrullime dhe garantuar situatën e sigurisë në terren.
Sipas EULEX-it, Njësia Policore pritet të mbërrijë në Kosovë ditëve në vijim për ta adresuar nevojën e Misionit për forca shtesë në terren për t’i mbështetur më mirë homologët kosovarë.
“NJPSR-ja pritet të arrijë në Kosovë gjatë ditëve në vijim për ta adresuar nevojën e Misionit për forca shtesë në terren për t’i mbështetur më mirë homologët kosovarë – duke përfshirë funksionimin si reagues i dytë i sigurisë në Kosovë, nëse kjo kërkohet dhe është e nevojshme. NJPSR-ja do të kryejë patrullime të dukshme dhe do të kontribuojë që Misioni të ketë pasqyrë të qartë për situatën”, thuhet tutje në njoftimin e EULEX-it.
Ky është dislokimi i pestë i NJPSR-së së EULEX-it që do të ndihmojë Policinë e Kosovës si reagues i dytë në nivelin e sigurisë.