EULEX-i ende po shqyrton mundësinë e ndihmës në transferimin e Pantiqit

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka thënë se ende është duke e shqyrtuar mundësinë që të ndihmojë autoritetet e Kosovës për ta transferuar ish-policin Dejan Pantiq nga një stacion policor afër Jarinjës

Ilustrim (REL)

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka thënë se ende është duke e shqyrtuar mundësinë që të ndihmojë autoritetet e Kosovës për ta transferuar ish-policin Dejan Pantiq nga një stacion policor afër Jarinjës, në një qendër paraburgimi.

Megjithatë, ky mision i BE-së tha për REL se nuk është përgjegjës për mbajtjen në arrest të Pantiqit, i cili, sipas autoriteteve në Kosovë dyshohet për “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

EULEX tha po ashtu se një mjek i misionit, me kërkesë të një gjykatësi paraprak, ka ekzaminuar Pantiqin më 17 dhjetor.

“Raporti i këtij ekzaminimi i është dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake”, tha misioni i BE-së në Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi më 22 dhjetor se kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë ndihmë për transferimin e Pantiqit, duke shtuar se dërgimi i tij në një qendër paraburgimi “është prioritet” për autoritetet në Kosovës.

Ai po ashtu tha se Pantiq gëzon shëndet të mirë dhe është duke marrë trajtimin e duhur mjekësor.

“EULEX po monitoron nga afër rastin e D.P, për të vlerësuar se si po trajtohet nga autoritetet në Kosovë. Përveç me Policinë e Kosovës, Zyrën e Prokurorit Special, Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, EULEX po ashtu është në kontakt me avokatin e D.P. Misioni po ashtu është takuar me Avokatin e Popullit, si mekanizëm i Kosovës për të parandaluar torturën, dhe i mandatar që të kryejë vizita të paparalajmëruara në të gjitha vendet ku privohet liria”, tha EULEX në përgjigjen dërguar REL-it.

Për shkak të arrestimit të Pantiqit më 10 dhjetor, disa serbë lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Një ndër kushtet për largimin e barrikadave, sipas Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – është edhe lirimi i Pantiqit.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se kërkesa për lirimin e Pantiqit “është e papranueshme”. REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika