“EULEX-i gënjeshtar, incidente të vogla, dëbimi i serbëve, luftë”, Vuçiqi në “botën e çudirave” vajton gjatë tërë konferencës

Në konferencën e tij për media, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka shprehur pakënaqësi dhe akuzat ndaj EULEX-it dhe Qeverisë së Kosovës lidhur me çështjen e Kosovës. Ai i quajti EULEX-in "gënjeshtarë", duke pretenduar se ata po vëzhgojnë vetëm dëbimin e serbëve nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë të dielës ka mbajtur një konferencë për media, ku i është drejtuar popullit serb për çështjen e Kosovës.

Ajo çka bie në sy gjatë gjithë konferencës është vajtimi që bën Vuçiqi. Ai në këtë konferencë e quan “gënjeshtar” EULEX-in, pasi sipas tij, ata po “vëzhgojnë vetëm dëbim e serbëve nga Kosova”

“…EULEX na thotë se ‘po e vëzhgojmë nga afër’. Ju gënjeshtarë, e vetmja gjë që ju doni të vëzhgoni nga afër është dëbimi i serbëve”, ka thënë Vuçiq.

Sulmet ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës, Vuçiq i quan incidente të “vogla”.

“Që nga fillimi i vitit asnjë shqiptar nuk është qëlluar apo plagosur. Ka pasur incidente të vogla të të rinjve serbë dhe shqiptarë kur shqiptarët po kalonin urën në Mitrovicë”, ka thënë Vuçiq.

Sipas botëkuptimit të tij, ndërkombëtarëve dhe Qeverisë së Kosovës “nuk iu interesojnë serbët e Kosovës”.

“Atyre vërtet nuk i interesojnë serbët. Kurti po krijon një situatë kriminale, mendova se po e bënte i vetëm, por tani e di që po e bën me mbështetjen e disa partnerëve perëndimorë. ‘Ai keqtrajton të gjithë qytetarët e kombësisë serbe’”, ka shtuar ai.

Më tej, Vuçiq theksoi se dialogu me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është “inekzistent, pasi ai do luftë’.

“Dialogu me Kurtin është inekzistent. Ai do luftë, do luftë me çdo çmim. Mendon se si dhe në çfarë mënyre do të bëjë provokim. Dhe ai e ka përkrahjen, gënjejnë kur thonë se ka”.

Gjatë konferencës ai shton se populli serb është “në sulme dhe i kërcënohet mbijetesa”.

“Populli ynë është nën sulme të ashpra nga vrasës, hajdutë dhe mashtrues. E di mjaft mirë se sa të vegjël jemi në krahasim me vendet e NATO-s, e di që politika jonë duhet të jetë zhvillimi dhe progresi ekonomik, por jam i vetëdijshëm se sa e kërcënuar është mbijetesa e popullit tonë”, ka pretenduar Vuçiq.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika