EULEX-i thotë se nuk ndërhyn në aksionet e Policisë së Kosovës, vetëm i monitoron ato

Pas operacioneve të fundit nga Policia e Kosovës në veri, EULEX-i ka deklaruar se mandati i tyre që nga viti 2018 përfshin vetëm monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë, dhe jo ndërhyrjen ekzekutive

Pjesëtarë të Njësisë Policore të EULEX-it.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), lidhur me operacionet e Policisë së Kosovës në veri, ka theksuar se nuk ndërhynë në to, pasi  komponentë kryesore e mandatit është vetëm monitorimi.

Në deklarimin e tyre, thuhet se EULEX-i ka mandat që të ndihmojnë në fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë, për t’i bërë ato të qëndrueshme dhe llogaridhënëse, duke garantuar të drejtat e të gjithëve pa diskriminim.

“Siç është e ditur, EULEX-i nuk ka mandat ekzekutiv që nga viti 2018. EULEX-i është i mandatuar të ndihmojë fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë me qëllim që ato të jenë të qëndrueshme, llogaridhënëse, dhe të munden të garantojnë në mënyrë efektive të drejtat e secilit, pa diskriminim. Në këtë drejtim, monitorimi është komponentë esenciale e mandatit të EULEX-it. Për ushtrimin efektiv të kapacitetit tonë të monitorimit të thuktë, neve na duhet të kemi edhe prezencë fizike në skenën e aktiviteteve që kryhen nga institucionet e Kosovës përgjatë tërë zinxhirit të drejtësisë”, thuhet në deklaratën e tyre.

Kjo sipas EULEX-it, nënkupton monitorim në teren si palë e paanshme ndaj qëndrimit dhe veprimeve të autoriteteve të Kosovës, për vlerësimin e përputhshmërisë së tyre me parimet e sundimit të ligjit dhe detyrimet për të drejtat e njeriut, me zotim të qartë kundër çdo forme të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të diskriminimit.

Gjatë kryerjes së aktiviteteve të monitorimit, EULEX-i ka potencuar se respektojnë në tërësi pavarësinë e autoriteteve gjyqësore dhe parimin e mosndërhyrjes, dhe në rast se përmes këtyre aktiviteteve të monitorimit identifikohen mangësi të rënda, “Misioni i adreson ato me autoritetet përgjegjëse relevante”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika