EULEX: Jemi duke e monitoruar situatën në veri, po kryejmë patrullime vëzhguese

“Jemi duke monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës përmes pranisë sonë të shtuar në terren", thonë nga EULEX-i

EULEX po monitoron nga afër situatën e sigurisë në veriun e Kosovës përmes pranisë së shtuar të pjesëtarëve në terren.

Kështu ka bërë të ditur EULEX përmes një komunikate, ku ka theksuar se duke pasur parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë në veriun e Mitrovicës, EULEX po e përshtat praninë e tij.

“Jemi duke monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës përmes pranisë sonë të shtuar në terren. Pjesëtarët e Polonisë e Njësisë sonë Policore të Specializuar dhe pjesëtarët e Italisë dhe Lituanisë nga Njësia jonë Policore e Specializuar Rezervë nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë janë duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan”.

“Duke e pasur parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave shtesë, EULEX-i rregullisht e përshtat praninë e tij për ta pasqyruar situatën në terren, si dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ndonëse situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja gjatë ditëve të fundit ka kryer disa ushtrime atje.

Në një postim në Facebook, KFOR-i ka publikuar disa pamje gjatë patrullimit në veri, ku thuhet se kjo është bërë për të testuar aftësitë e tyre për të vazhduar sigurimin e një mjedisi të sigurt.

“Gjatë ditëve të fundit, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka kryer një sërë ushtrimesh në veri të Kosovës për të testuar aftësitë e tij për të vazhduar sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të lirë të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në postimin e tyre.

Sipas KFOR-it, stërvitja më e fundit e mbajtur më 19 dhjetor 2022 filloi në kampin e Novo Sellës u krye për të trajnuar dhe testuar aftësitë e njësive të KFOR-it për të garantuar lirinë e lëvizjes duke përdorur mjetet në dispozicion.

“Për shkak të kompleksitetit të mjedisit aktual operativ, është thelbësore që këto sisteme dhe aftësi të testohen pasi ato zbusin rrezikun kolektiv nëse marrëveshjet e ardhshme politike nuk mund të përmbushen. Ka shumë aktorë në terren të përkushtuar për të bërë përparim, por KFOR-i mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të reaguar. Ne jemi të përgatitur të ndërhyjmë, nëse është e nevojshme, por ne parandalojmë përshkallëzimin, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”.

Këto aktivitete, sipas KFOR-it, janë kryer në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me aktorët kryesorë në zonë dhe në përputhje me mandatin e KFOR-it të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.

Komanda Rajonale e KFOR-it-Lindje ka shtuar praninë e tyre në portën e kalimit në Jarinjë për arsye parandaluese pas koordinimit të suksesshëm dhe aktiv me të gjitha palët e interesuara.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika